Dhunoi vjehrrën 85 vjeçe, nusja përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Dhunoi vjehrrën 85 vjeçe, nusja përfundon në pranga

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një 46 vjeçare është arrestuar nga Policia e Lushnjës. Shkëndie Leshi, ka përfunduar në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashtëbardhë, në Lushnjë. 46-vjeçarja është arrestuar nga Policia në flagrancë, duke dhunuar vjehrrën Xh.Leshi, 85 vjeçe. 

Burime nga Policia kanë thënë se prej kohësh nusja me vjehrrën kishin mosmarrëveshje. Mbi Shkëndie Leshin tani rinon akuza e "Dhunës në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat