Arrestohet kryefamiljari në Lushnjë për 224 kg kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet kryefamiljari në Lushnjë për 224 kg kanabis

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:05
Ilustrim

Policia e Fierit dhe e Lushnjes zhvilluan një operacion antidrogë të koduar "Zhamë" në fshatin me të njejtin emër në Lushnje.

Policia mësyu papritmas në shtëpinë e Sami Ibaliut, 56 vjeç, ku zbuloi 224 kg kanabis, 1 armë gjahu pa leje dhe 163 fishekë.

Sami Ibaliu u arrestua në shtëpi për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" si dhe "prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat