23 armë të konfiskuara nga të shtënat në ahengje

Kronikë e zezë

23 armë të konfiskuara nga të shtënat në ahengje

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:48
Ilustrim

Ka përfunduar plani operativ “sezoni veror” i realizuar nga Policia e Kosovës gjatë periudhës qershor-tetor 2016, nga i cili plan kanë dalë të konfiskuara 23 armë.

Në kuadër të këtij plani operativ, një ndër prioritetet në fushën e veprimit në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë ishte parandalimi i të shtënave në ahengje.

“Veprimet policore që në fillim të sezonit veror ishin të orientuara në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje, ku zyrtarët policorë përmes takimeve që kanë zhvilluar me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, pronarë të lokaleve, anëtar të KLSP-ve, grupe rinore, kanë promovuar arsyen e veprimit të përbashkët, njëkohësisht nën moton ‘Festo pa armë’ janë shpërndarë edhe fletëpalosje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe kohore falë bashkëpunimit të ndërsjellë me qytetarë është arritur që me kohë të identifikohen vendet ku dëgjoheshin të shtëna, reagimet e shpejta dhe efikase të zyrtarëve policorë kanë rezultuar që në 22 raste të intervenimeve policore të konfiskohen 23 armë të ndryshme, si dhe të arrestohen 21 persona në cilësi të dyshuarve.

Përkundër rezultateve të arritura, angazhimi policor do të jetë i vazhdueshëm në fushën e zbatimit të autorizimeve si në parandalim ashtu dhe në reagim, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në ahengje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat