Kapen 1.3 ton drogë, pranga 11 personave

Kronikë e zezë

Kapen 1.3 ton drogë, pranga 11 personave

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:03
Pamje nga aksioni i policisë

Nga një operacion antidrogë në Durrës janë kapur nga policia 1.3 ton kanabis dhe janë vënë në pranga 11 persona. Atyre iu janë sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjeteve dhe telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Forcën e Posaçme Operacione në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Derven Krujë kanë konstatuar dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm: 1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë; 2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel; 3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot; 4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë; 5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë; 6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë; 7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë; 8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë; 9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë; 10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë; 11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjatë kontrolle të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;

• 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;

• një armë zjarri tip TT;

• 2 armë zjarri automatik;

• një kallashnikov;

• 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;

• një automjet Audi - Q 7 me targa AA 066 LD;

• një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;

• një furgon me targa AA 057 GL;

• një Sharoon me targa AA 762 DH;

• një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;

• një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;

• telefona celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat