Policia e Vlorës ka arrestuar një sasi prej 2 kg e 100 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë si dhe 300 bimë narkotike kanabis të thara.
Blutë e qytetit bregdetar e gjetën lëndën narkotike në një stallë, ndërsa në pranga ka përfunduar pronari i saj, shtetasi Erion Dëma, 32-vjeç, banues në fshatin Bunavi.
Sipas policisë në këtë stallë janë gjetur edhe 10 shtetas të tjerë, në statusin e “punëtorëve” për të cilët blutë e Vlorës kanë filluar procedimin penal për “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Vlorës, për veprime procedurale të mëtejshme.