Lezhë, tri motra me aftësi të kufizuara bien pre e abuzimit seksual

Kronikë e zezë

Lezhë, tri motra me aftësi të kufizuara bien pre e abuzimit seksual

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:48
ilustrim

Tri motra me aftësi të kufizuara në Lezhë kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, ndërkohë që mund të bëhen dhe viktima të trafikimit.

Ky fakt u bë i ditur gjatë tryezës teknike të organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të antitrafikimit të qenieve njerëzore.

Deri pak muaj më parë tre motrat kanë qenë pjesë e qendrës ditore në Lezhë, por janë larguar nga aty duke ngelur rrugëve të qytetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Lezhë Altin Jaku ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për rastin në fjalë.

Të pranishëm në këtë takim përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe të Shërbimit Social, kanë bërë të ditur se janë njohur me këtë çështje, dhe se po punojnë për gjetjen e një zgjidhje për sistemimin e tyre.

Gjatë këtij takimi në cilësinë e drejtuesit të tryezës teknike për Trafikimin e Qenieve Njerëzore Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Lezhë Altin Jaku ka kërkuar që të evidentohet çdo rast trafikimi dhe të veprohet në bazë të ligjit të përcaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat