Punëtori vdes pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Kronikë e zezë

Punëtori vdes pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një punëtor që punonte në një banesë ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.

Ndërkohë specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin Spartak Gjyli 47 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Plazh, pronarin e banesës, i cili dyshohet se ka shkelur rregullat e sigurisë në punë. .

Sipas policisë, “më datë 19.10.2016, rreth orës 09:40, shtetasi L.B. 41 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit Spartak Gjyli (montuar një palë shkallë) dhe është rrëzuar nga lartësia”.

Për pasojë shtetasi L.B. ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat