Operacioni në Fushë Krujë, zbardhet roli i 11 të arrestuarve për 1.3 ton kanabis sativa

Kronikë e zezë

Operacioni në Fushë Krujë, zbardhet roli i 11 të arrestuarve për 1.3 ton kanabis sativa

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuave gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë.

Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës.

Ata ishin në përgjim prej Korrikut nga prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre.

Gjokeajt, sipas prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.

Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj.

Minoreni me inicilaet E. N., mësohet se do të lirohet. Ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-50 mijë lekë të vjetra në ditë.

Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat