Dy shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar, pasi u kapën me 21 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë.
Policia greke ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka marrë një informacion se në një kamion që udhëtonte me traget nga Italia në Patra, ndodhet një sasi e konsiderueshme droge.
Mediat vendase shkruajnë se pasi mbërriti kamioni, u ndoq deri në Korinthia ku do të bëhej shkëmbimi i drogës. Aty u krye edhe operacioni ku u gjet valixhja me 21 kilogramë kokainë dhe u arrestuan 2 grekë e 2 shqiptarë. Sipas policisë greke, operacioni vazhdon aktualisht në Athinë, Axaia dhe Korinthia ku po ushtrohen disa kontrolle.