Një 26-vjeçar është dënuar me gjashtë muaj burgim nga gjykata e Minden në Gjermani, për shkak se goditi me thikë një bashkëkombës, pas një sherri për një telefon.
Ngjarja ka ndodhur prill të këtij viti, raportojnë mediat lokale.
I akuzuari ka përshkruar në detaje gjendjen e tij. Në vitin 2009, ai ka qenë pre e një sulmi me thikë. Që nga ajo kohë ai vuan nga depresioni. Në Gjermani, gjendja e tij nuk është përmirësuar. Pasi disa të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij, ankthi i tij ishte përkeqësuar.
Shkak i ngjarjes për të cilën ai është dënuar, ishte bërë një telefon i shitur nga viktima Tarik K., por që ishte i dëmtuar.
I pandehuri u takua me një grup shqiptarësh në mbrëmje, ku në mesin e tyre ishte edhe viktima Tarik K. Aty filloi një luftë me grushte, derisa i pandehuri ka nxjerrë një thikë, duke e goditur viktimën që pësoi lëndime të rënda. Ai ka thënë se nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, pasi ishte në ankth për shkak të gjakut.