Nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të 1.3 ton kanabis në Krujë

Kronikë e zezë

Nis hetimi pasuror ndaj pronarëve të 1.3 ton kanabis në Krujë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:56
Ilustrim

Prokuroria për krime të rënda në bazë të ligjit antimafia nis hetimet pasuror për tre të dyshuarit si pronar të 1.3 tonëve hashash në magazinën e bllokuar në Derven të Krujës. Sipas akuzës, mësohet se hetimit pasuror i janë nënshtruar dy kushërinjtë Gjovalin dhe Gazmir Gjokea dhe shoku I tyre Kujtim Rexhepi i njohur edhe me emrin Valentin Smykalova. Ky i fundit, krahas hetimit penale e pasuror, po verifikohet edhe për të kaluarën e tij, pasi dyshohet se ndryshimi i emrit ka ndodhur për shkak të problemeve me ligjin në të kaluarën. 

Për llogari të këtij hetimi, në bazë të ligjit antimafia është kërkuar nga Hipoteka, të evidentoi pasurit e paluajtshme të regjistruar në emër tre të dyshuarve apo pjesëtarëve të ngushtë të familjes. Veç pronave, mësohet se do të kërkohet edhe nga bankat e nivelit të dytë për të evidentuar në mënyrë analitikë llogarit bankare.

Verifikimit nuk do ti shpëtojnë edhe për ndonjë biznes të mundshëm në Shqipëri, ku do të kërkohet nga Qendra e Regjistrimit të biznesit të evidentoi nëse figuron ndonjë biznes në emër të tre të dyshuarve Gjovalin e Gazmir Gjokea dhe Kujtim Rexhepi apo aksioner në ndonjë kompani. Deri në kthimin e këtyre përgjigjeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar nga ana e policisë të ruaj me cilësinë e provës, duke mos lejuar njeri të afrohet pranë ndërtesës së përshtatur për tharjen e kanabisit. 

Sipas prokurorisë, Kujtim Rexhepi në bashkëpunim me dy kushërinjtë, Gjovalin dhe Gazmir Gjokeja dyshohen si organizator të kultivimit më qellim trafikimin e lëndës narkotike. Ata fillimisht kanë marr disa prona në kodër të fshatit Derven, duke i përshtatur dhe mbjell mijëra rrënjë kanabis, ku kanë punësuar edhe disa persona, qoftë si punëtor apo edhe roje.

Pas korrjes, ata e kanë sistemuar hashashin në magazinën që ndodhet vetëm 100 metra nga rruga kryesore Fushe-Kruje –Thuman. Aty, duke punësuar rreth 30 gra të zonës, bënë tharjen dhe krasitjen e kanabisit duke e hedhur ë thasë të ndryshëm. Por në kohën që po tentonin të zhvendosnin hashashin, prokuroria ka urdhëruar policinë të ndërhyrë duke i arrestuar 11 personat dhe duke bllokuar 1.3 ton hashash dhe disa armë e mjete që përdoreshin për transportin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat