Burg për 4 të ndaluarit e 1,3 tonëve drogë në Krujë

Kronikë e zezë

Burg për 4 të ndaluarit e 1,3 tonëve drogë në Krujë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 4 nga 11 të arrestuarit për 1,3 tonët e kanabisit, të cilët u sekuestruan dy ditë më parë në Derven të Krujës.

Para togave të zeza dolën 5 nga pjesëtarët e grupit kriminal. 16-vjeçari me inicilaet E.N është liruar nga burgu, duke caktuar si masë shtrënguese për të detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori. Ndërsa Besmir Vathi, Ali Kuçi, Ferik Sula dhe Erjon Vathi janë lënë në burg. Sipas Prokurorisë, të gjithë këta persona janë të dorës së dytë në këtë histori pasi janë punëtorë dhe shoferë që punon në dy magazinat e drogës.

Erald Bardhoku, Kujtim Rexhepi, Gazmir Gjokea, Gjovalin Gjokea, Aurel Gjokeja dhe Nilson Gega do të dalin të shtunën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas hetuesve tre aneratë e fisit Gjokeja janë dhe organizatorët e kësaj verpimtarie të paligjshme. Kujtim Rexhepi është pronari i dy magazinave ku u gjet droga.

Për të gjithë këta persona Prokurora ka nisur dhe një hetim pasuror për ta. Në sitë do të kalojë e gjitha pasuria e tyre dhe familjarëve më të afërt, për të parë nëse i justifikojnë pasuritë. Është kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë për të verifikuar të gjitha llogaritë. Gjithashtu nga hipoteka janë kërkuar të dhëna për të gjitha pasuritë e patundshme të të ndaluarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat