Pronari i magazinës së drogës para gjykatës: Janë të gjitha të miat, të arrestuarit e tjerë janë pa faj

Kronikë e zezë

Pronari i magazinës së drogës para gjykatës: Janë të gjitha të miat, të arrestuarit e tjerë janë pa faj

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:49
Ilustrim

Pronari i magazinës ku dy ditë më parë u sekuestrua 1.3 ton kanabis në proces tharjeje ka marrë të gjitha akuzat mbi vete.

Paraditen e sotme Kujtim Rexhepi ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai ka deklaruar se 10 të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me aktivitetin që kryhej në magazinën e tij dhe se 3 anëtarët e fisit Gjokeja dhe Nilson Gega janë ndodhur rastësisht me të në lokal.

Rexhepi pranoi se i paguante 1 mijë e 500 lekë në ditë punëtorët e kanabisit që sipas tij ishin hallexhinj.

Përpara tij Gjykata e Krimeve të Rënda la në “burg pa afat” Gjovalin Gjokean dhe Nilson Gegën.

Një ditë më parë gjykata la në burg 4 nga të arrestuarit ndërsa për një të mitur vendosi masën detyrim paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat