Vrau dy shqiptarë dhe plagosi katër, burg përjetë turkut

Kronikë e zezë

Vrau dy shqiptarë dhe plagosi katër, burg përjetë turkut

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:30
Murat Baban

Një 44-vjeçar me kombësi turke është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasje të dyfishtë, ngjarje kjo e ndodhur më 30 prill 2011. Murat Baban ekzekutoi me armë dy shqiptarë, të cilëve iu kishte ndalkuar hyrjen në lokal, për motive raciste.

Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç, sapo bënin të hynin në lokal, kur janë qëlluar me armë nga 44-vjeçari turk, shkruajnë mediet belge. Njëri prej shqiptarëve, Berisha mbeti i vdekur në vend, kurse tjetri u plagos. Turku ka plagosur edhe disa kalimtarë të rastit.

Ai ka hyrë sërish në lokal dhe ka qëlluar në kokë shqiptarin, që kishte mbetur i plagosur. Gjykata e Antverpenit dha dënimin maksimal ndaj turkut, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat