Sekuestrohen 50 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, shoferi ia mbath

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 50 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, shoferi ia mbath

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:36
Ilustrim

Rreth 47 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar, nga policia e vendit fqinj, raportojnë sot mediat lokale.

Policia pikasi mjetin ku ndodhej droga në Argos Orestiko pranë Kosturit.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë për t’u larguar. Policia gjeti më pas mjetin e braktisur pranë Veria-s. Ndërsa, shoferi arriti t’ia mbathë.

Droga ishte e ndarë në 65 pako dhe e vendosur në dy çanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat