Burri që vrau gruan dhe plagosi kunatën kishte edhe 20 fishekë në çifte

Kronikë e zezë

Burri që vrau gruan dhe plagosi kunatën kishte edhe 20 fishekë në çifte

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:21
Ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka gjetur dy gëzhoja pas vrasjes nga Kasem Lila në Ndroq të gruas së tij dhe plagosjes së kunatës, mbrëmjen e djeshme, por se ai kishte pasur edhe 20 fishekë të tjerë në armën e gjahut. 

Policia njoftoi se "më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një njoftim në numrin e emergjencave 112, se në lagjen Çoçaj, Ndroq, ka patur një konflikt ku për pasojë kanë mbetur të plagosura dy shtetase.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kasem Lila, 56 vjeç, banues në Ndroq.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, çifte, bashkëshorten e tij shtetasen Fize Lila, 41 vjeçe, banuese në Ndroq, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave shtetasja Z. Lila, 56 vjeçe banuese në Ndroq, e cila ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1. Një armë gjahu teke. 2. Dy gëzhoja arme gjahu. 20 fishek arme gjahu. Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare", parashikuar nga Neni 79/c të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat