Vidhnin banesa, një në pranga e një në kërkim

Kronikë e zezë

Vidhnin banesa, një në pranga e një në kërkim

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një 17-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së disa banesave në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet A. L., ndërsa u shpall në kërkim F. LL, 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Durrësit.

Bëhet e ditur se nga veprimet hetimore të specializuara janë dokumentuar 5 vjedhje të kryera nga shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një “I-Pod”.

Policia ka deklaruar se vjedhjet e realizuara nga këto dy persona janë:

1.Më datë 26.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases S.P. 26 vjeçe, ku kanë marrë një telefon celularë;

2.Më datë 29.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases R. Z. 22 vjeçe, ku kanë marrë 2 000 lekë;

3.Më datë 02.10.2016, në lagjen Nr.6 kanë vjedhur banesën e shtetasit I.S. 44 vjeç, ku kanë marrë dy telefona celularë dhe para;

4.Më datë 04.10.2016, në lagjen Nr.8 kanë vjedhur banesën e shtetasit B.H. 49 vjeç, ku kanë marrë aparate telefoni celularë;

5.Më datë 22.10.2016, në lagjen Nr.12, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases D.S. 70 vjeçe, ku kanë marrë 2 telefona celularë.

Mësohet se materialet në ngarkim të dy personave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat