Arrestohen në Itali dy të rinj shqiptarë me kokainë, ja emrat

Kronikë e zezë

Arrestohen në Itali dy të rinj shqiptarë me kokainë, ja emrat

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 12:39
Ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Raguzës në Itali për shpërndarje droge. Siç raportojnë mediat lokale italiane, dy emigrantët shqiptarë janë Kristal Malaj, 23 vjeç dhe Elzen Aliaj, 26 vjeç.

Dy të rinjtë janë vënë në pranga pasi agjentët e San’t Anna, kontrolluan automjetin e tyre tip Suv dhe gjetën disa gramë kokainë dhe disa kartëmonedha 20 euroshe.

Ndërsa pas kontrollit të policisë në banesat e dy shqiptarëve janë gjetur mjete që përdoreshin për matjen dhe paketimin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat