Shfrytëzonte një 40-vjeçar për të lypur, arrestohet

Kronikë e zezë

Shfrytëzonte një 40-vjeçar për të lypur, arrestohet

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:29
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 44-vjeçar, pasi shfrytëzonte për të lypur një person. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku është arrestuar shtetasi Bardhyl Karamonllari nga Fushë Kruja.

Sipas policisë, nën presionin psikologjik ai shfrytëzonte shtetasin me inicialet A. M., 40 vjeç nga Korça që të lypte në rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

Mësohet se Karamonllari e dërgonte me mjetin e tij “Opel” dhe të gjitha fitimet i administronte vetë. Ndërkohë kallëzimi në policinë e Shkodrës është bërë nga vetë lypësi.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion për këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat