Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në superstradën Lezhë-Laç.
Burime nga policia njoftojnë se rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar, në afërsi të fshatit Spiten, dy mjete njëra tip “Fiat” me targa LE 9151 A dhe tjetra tip “Opel”, me targa AA 529 KH, u përplasen me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës, ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që ekspertët të policisë rrugore të Lezhës kanë nisur menjëherë hetimet.