Policia e Tiranës ka bllokuar 9 makina luksoze, pasi sipas tyre ishin duke bërë gara shpejtësie të paligjshme.
Në unazën e madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:
- Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni E.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.
Tek Sheshi "Nënë Tereza", janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë "Drift", mjetet,
- Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.
- BMW, me drejtues shtetasin Artur T.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.
- Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.
- Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.
Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.
Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime(ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësie dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).