Vrau gruan e plagosi kunatën, Lila: Doja të vrisja veten, vëllai s’më la

Kronikë e zezë

Vrau gruan e plagosi kunatën, Lila: Doja të vrisja veten, vëllai s’më la

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:25
Kasëm Lila

Kasëm Lila, i cili 3 ditë më parë vrau bashkëshorten e tij dhe plagosi kunatën, ka deklaruar se ka dashur të vrasë edhe veten, por i vëllai i ka marrë armën.

Para gjyqtarëve, 56-vjeçari ka pranuar krimin, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masës e sigurisë “Arrest me burg”.

Bëhet e ditur se Lila nuk ka dhënë shpjegim për ngjarjen, ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.

“Ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike”, ka deklaruar Kasëmi para trupës gjykuese, duke shtuar se i kanë ndërprerë edhe pensionin e invaliditetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat