Kërcënim me lëndë eksplozive përpara një lokali

Kronikë e zezë

Kërcënim me lëndë eksplozive përpara një lokali

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:11
Ilustrim

Mëngjesin e ditës së sotme një bidon plastik me fitil është gjetur në oborrin e një lokali në Tiranë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes ka vajtur policia, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar nëse bidoni është i mbushur me lëndë eksplozive.

Por, nga të dhënat paraprake dyshohet se bidoni mendohet të jetë i mbushur me rërë dhe është përdorur në formë kërcënimi.

Po ashtu, hetuesit do të marrin kontakte me pronarin e lokalit, i cili do të pyetet nëse ka konflikt me ndonjë person konkret.

Ndërkohë po hetohet për të identifikuar dhe arrestuar autorët për këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat