Në Podujevë burri e rrah gruan

Kronikë e zezë

Në Podujevë burri e rrah gruan

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:54
Ilustrim

Dje një femër në Podujevë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me burrin e saj është sulmuar fizikisht, nga ky i fundit.

Sipas Policisës së Kosovës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Podujevë 25.10.2016-08:30. Sot me datën 26.10.2016 viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat