Arrestohen një femër dhe tre meshkuj për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen një femër dhe tre meshkuj për prostitucion

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Policia e Kosovës, pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë arrestuar: L. R. (1992) femër shtetase e Kosovës, Sh. K.(1963), S. H.(1976) dhe E.B. (1996).

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat