Kasollet ku thaheshin 105 kg kanabis në Kurbin

Kronikë e zezë

Kasollet ku thaheshin 105 kg kanabis në Kurbin

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Vinjoll të Kurbinit janë zbuluar dy punishte të improvizuara për tharjen e kanabisit dhe 105 kg nga bima narkotike.

Policia, gjatë një operacioni të koduar si Vinjolli, ka ushtruar kontroll në fshatin me këtë emër dhe ka arrestuar një banor të tij, Q,H si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, F.H. 46 vjeç.

Në banesat e tyre ata kishin sajuar disa kasolle për tharjen e kanabisit, polici gjeti 90 kg në proces tharjeje dhe 15 kg të përgatitur, të  gatshme për në treg, që në total e çonte vlerën e kanabist që u asgjesua, në 105 kg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat