Në Prizren arrestohet një person për vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Në Prizren arrestohet një person për vjedhje të rënda

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:46
Ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër i cili gjendet në arrati, dyshohet se në lokacione të ndryshme kanë kryer disa raste të vjedhjeve.

Me këtë rast sipas Policisë janë vjedhur para të gatshme, stoli ari, pajisje interneti dhe pajisje të makinerive bujqësore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat