I shpallur në kërkim ndërkombëtar, maqedonasi arrestohet në Morinë

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, maqedonasi arrestohet në Morinë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 10:07
Kufiri në Morinë

Një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia kufitare në Morinë, me qëllim ekstradimi.

Dalibor  Apostolovski, 35 vjeç, lindur në Kumanovë-Maqedoni dhe banues në  SH.B.A ra në prangat e policisë.

Policia informon se: Arrestimi i këtij  shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Republika e Maqedonisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kumanovë me Vendim Nr.K.br.414/11, datë 14.06.2013, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të “Prodhimit, shpëndarjes tregtimit  të lëndëve narkotike dhe psikotrope’’, parashikuar nga neni 215 i K.Penal, Maqedonas.

Materialet proceduriale do kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat