Pejë, vjedhin televizorin dhe dy peshqirë, ja si ua punoi pronari i hotelit

Kronikë e zezë

Pejë, vjedhin televizorin dhe dy peshqirë, ja si ua punoi pronari i hotelit

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:44
ilustrim

Kanë shkuar për të fjetur në një hotel në Pejë, por janë sjellë si mos më keq. Dy persona janë akomoduar në një hotel të premten, ndërsa më pas kanë prishur kondicionerin dhe kanë dëmtuar dy ukëse të dhomës.

Kjo gjë është vënë re nga pronari, madje ai ka parë që mungonte edhe televizori dhe dy peshqirë. Menjëherë pronari ka njoftuar policinë, ndërsa kjo e fundit ka bërë të mundur kapjen e klientëve hajdutë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që dyshohet se të njëjtit  gjatë kohës sa kishin  qëndruar si klient në dhomë të një moteli, kishin dëmtuar klimën dhe dy ulëse, ndërsa kanë vjedhur një televizor, një interboks dhe dy peshqir.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat