Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit. Dëshmitarë thonë se ka të lënduar rëndë.
Deri te aksidenti ka ardhur kur një furgon është përplasur me një motoçikletë, e cila, më pastaj ka goditur një kalimtar rasti. Për fat të mirë, aty ka kaluar ekipi i ndihmës së shpejtë mjekësore, që ka reaguar menjëherë.
Nuk jepen informacione tjera rreth shkakut, dëmeve dhe gjendjes së të lënduarve.