Vrasja e Aleksandër Bardhit në Shëndelli, atentat me eksploziv babait të të shpallurit në kërkim

Kronikë e zezë

Vrasja e Aleksandër Bardhit në Shëndelli, atentat me eksploziv babait të të shpallurit në kërkim

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 14:46
Aleksandër Bardhi

Tentohet të vritet babai i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kreut të Njësisë Administrative Kaçinar të Mirditës.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në Ksamil. Mësohet se Agron Xhezairi, babai i të shumëkërkuarit nga policia Albi Xhezairi kishte konstatuar se në automjetin e tij tip ‘Benz’ lëndë plasëse.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 53-vjecari ka njoftuar policinë e Sarandës se teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, në sediljen e pasme, ka konstatuar një lëndë të mbështjell me një qese plastmasi, 2 fije teli të lidhura me një aparat celulari. Fill pas kësaj, u njoftua reparti xhenier i “Renea”, Tiranë të cilët kryen caktivizimin.

Sakaq, po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse si dhe identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu, nuk bëhet e ditur nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë hakmarrje të mundshme që po i bëhet ndaj djalit të tij. Albi Xhezairi është i shpallur në kërkim për vrasjen Bardhit në Shendelli, ngjarje që ndodhi në 24 shtator të këtij viti. 20-vjeçari po hetohet për veprat penale, “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat