Gafurr Dibrani arrestohet për nxitje të xhihadit në Brescia

Kronikë e zezë

Gafurr Dibrani arrestohet për nxitje të xhihadit në Brescia

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:12
Gafurr Dibrani

(E plotësuar) - Policia e antiterrorizmit të qytetit të Breshës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin kosovar Gafurr Dibrani, 24 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përhapjen e propagandës xhihadiste.

Gafurr Dibrani rezident në komunën Fiesse në provincën e Breshës akuzohet dhe për nisjen e një procesi radikalizmi islamik ndaj djalit të tij pak vjeçar.

“Tut Elimi de Gidelim Cihada” (Merre dorën time e shkojmë në Xhihad), është titulli i videos shoqëruar nga një këngë fetare në gjuhën turke, e shpërndarë në internet nga 24 vjeçari kosovar Gafurr Dibrani, nga ka marrë dhe emrin operacioni antiterrorist, hetimet investigative të të cilit janë drejtuar nga prokurorja Alessandra Sabatuci.

Hetimet kanë vërtetuar se 24 vjeçari kosovar me anë të rrjetit të internetit ka publikuar shpesh herë materiale me përmbajtje xhihadiste, plot imazhe e video që manifestojnë solidaritet ndaj terroristëve të njohur e të burgosur, video minorenësh që përgatiten të luftojnë për Shtetin Islamik apo imazhe ekspozive ndaj ata që ai i quante të pafe.

Image
Arrestohet shqiptari në Itali për nxitje të islamizmit ekstrem

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia e Breshias në Itali, i akuzuar për nxitje të xhihadit.

Operacioni i koduar “ Merr dorën time” u ndërmor për të mbështetur aksionet të cilat synojnë të arrestojnë persona që mbështesin terrorizmin dhe kryejnë akte terroriste.

Kryesisht persona të tillë përdorin instrumentet informatike. Policia italiane ka ndërmarrë operacione të ndryshme për të parandaluar operacione ndërkombëtare terroriste, të lidhur me celula islamike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat