Gjermani, 3 shqiptarë para drejtësisë, tentuan të vrasin një person në diskotekë

Kronikë e zezë

Gjermani, 3 shqiptarë para drejtësisë, tentuan të vrasin një person në diskotekë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:15
Foto

Më 7 nëntor, në Gjykatën e Passau në Gjermani, do fillojë procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve nga Kosova, që verën e kaluar akuzohen se kanë dhunuar brutalisht një person.

Ata janë 21, 22 dhe 23 vjeç, dhe kanë sulmuar me grushte në kokë një person tjetër në diskotekën e Passauer, “Go” gushtin e 2015, raportojnë mediat lokale.

Pasi i plagosuri është shtrirë në tokë pandjenja, dy nga shqiptarët kanë vijuar me goditje të forta me shqelma e grushte në gjithë pjesët e trupit. Këtu, i lënduari ka pësuar traumë në tru, dhe tre shqiptarët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Të tre ndodhen në paraburgim, ndërsa kundër tyre do dalin 18 dëshmitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat