E spiunojnë banorët, arrestohet shqiptari hajdut

Kronikë e zezë

E spiunojnë banorët, arrestohet shqiptari hajdut

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Ishin vetë banorët e qytezës që njoftuan policinë. Ata prej ditësh kishin parë në zonë një automjet, top “Ford Fiesta” me targa franceze që lëvizte në zonë. Kështu pas ndërhyrjes policia italiane ka arrestuar një shqiptar, ndërsa dy të tjerë kanë mundur të largohen.

Në pranga ka përfunduar Denaldo Allamani, 24 vjeç, i dyshuar nga policia italiane për disa vjedhje në Perugia.

Policia ka marrë gjurmë gishtërinj duke identifikuar kështu edhe dy personat e tjerë, që sipas mediave italiane janë po shqiptarë. I arrestuari do të pyetet në lidhje me “aktivitetin” e tij, ndërsa në automjet janë gjetur edhe “veglat e punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat