Një vit burg policit që vrau 24-vjeçarin shqiptar

Kronikë e zezë

Një vit burg policit që vrau 24-vjeçarin shqiptar

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 15:52
Korab Xheta

Është dënuar vetëm me 1 vit burg polici italian që vrau 24 vjeçarin shqiptar Korab Xheta. I riu nga Dibra u qëllua me armë mbrëmjen e 1 shkurtit të vitit të kaluar, teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë e cila i ishte vënë në ndjekje pasi emigranti dyshohej se kishte kryer një vjedhje.

Prokurori Marianglea Farneti, kishte kërkuar 1 vit e 8 muaj burg pasi sipas tij, polici nuk duhet të qëllonte në drejtim të automjetit që përpiqej t’i shmangej kontrollit të policisë.

Por gjykatësja e Ankonës Francesca Zagoreo e ka dënuar policin vetëm me një 1 vit burg. Ndërkohë mbrojtja e policit italian argumentonte se përdorimi i armës ishte krejtësisht legjitim.

Jashtë gjykatës, një garnizon i Lega Nord Marche kishte dal në protestë në mbrojtje të zbatimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat