Aksident në Elbasan - Mjeti përplas 50-vjeçarin me biçikletë dhe largohet

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan - Mjeti përplas 50-vjeçarin me biçikletë dhe largohet

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 23:58
ilustrim

Një 50-vjeçar u aksidentua mbrëmjen e së hënës në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, pranë një qendre tregtare, ku shtetasi Remiz Korra u përplas nga një automjet ndërsa po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në  spitalin  Kirurgjik të Elbasanit, ku edhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat