Sekuestrohen qindra kg kanabis në Vlorë, një grua në pranga

Kronikë e zezë

Sekuestrohen qindra kg kanabis në Vlorë, një grua në pranga

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 11:35
Ilustrim

Policia sekuestron 103 kg e 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa janë asgjësuar 120 bimë narkotike në proces tharjeje! Në pranga është vënë një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Poro, Vlorë  dhe në kërkim është shpallur burri i saj, 45-vjeçari me inicialet H. N.

Policia e Vlorës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të kësaj gruaje  dhe punohet për kapjen e personi tjetër të shpallur në kërkim, për arsye se në fshatin Poro të Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, nëpër banesat e tyre përkatëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H.N., Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kunatit të saj (A.N, i cili jeton në Itali), banesë e cila është nën kujdestari të shtetases Diana Nasi, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Diana Nasi, Policia ka konstatuar:

1 kg e 200 gr lëndë narkotike kanabis në formë boçesh, sekuestruar

30 bimë në proces tharjeje të cilat u asgjësuan me djegie,

një armë gjahu pa leje dhe 29 fishekë të kalibrit 12 mm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat