Humb paratë në lloto, denoncon se e grabitën, por ja si e pëson shqiptari

Kronikë e zezë

Humb paratë në lloto, denoncon se e grabitën, por ja si e pëson shqiptari

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi akuzohet për “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”.

Sipas burimeve policore, arrestimi i 28-vjeçarit është bërë në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale F. B., në lagjen nr.1 Sarandë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Haxhi, i cili kishte denoncuar në polici se ishte grabitur nga dy persona të maskuar me kapuç.

Sipas Haxhit, ata i kishin marrë shumën prej 500.000 lekësh. Por nga hetimi ka rezultuar se 28-vjeçari e kishte humbur këtë shumë në një pikë bastesh dhe nuk rezultonte që ai të kishte rënë pre e ndonjë grabitje.

Policia e Sarandës është shprehur se  grabitja është e stisur nga 28-vjeçari, për të justifikuar humbjen e parave të vjedhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat