Vidhte makinat që merrte me qira, arrestohet mashtruesi

Kronikë e zezë

Vidhte makinat që merrte me qira, arrestohet mashtruesi

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 16:06
Policia duke arrestuar, ilustrim

Një 57-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi ai vidhte makinat që i merrte me qira.

Pas tre denoncimeve që kanë ardhur në adresë të tij, policia arrestoi Bujar Gegajt, 57 vjeç, banues në Korçë, i proceduar më parë për veprat penale të "Vjedhjes dhe Mashtrimit".

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi ka mashtruar duke marrë makina me qera dhe duke mos i kthyer ato sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Më datë 25 gusht 2016, shtetasi I. S., punonjësi i një firme për dhënie mjetesh me qira, ka kallëzuar se Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Më datë 5 shtator 2016, shtetasi A. T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qira, ka kallëzuar se Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qira të tipit Volksëagen, të cilën nuk e ka kthyer më.

Më datë 16 korrik 2016, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punonjësi i një firme për dhënie mjetesh me qira, ka kallëzuar se Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qira të tipit Skoda, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:

1. Automjeti i markës Citroën, me targa AA 780 OC;

2. Automjeti i markës Volksëagen, me targa AA192 IV;

3. Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat