Kapen tre shqiptarë të fshehur në bagazhet e autobusit drejt Greqisë

Kronikë e zezë

Kapen tre shqiptarë të fshehur në bagazhet e autobusit drejt Greqisë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:01
Ilustrim

Tre emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet greke të fshehur në bagazhet e një autobusi të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë.

Emigrantët e parregullt u kapën gjatë një kontrolli në Larisa. Ata janë të moshës 32, 42 dhe 52 vjeç.

Shqiptarët kishin paguar 200 Euro për t’u fshehur në bagazhet e autobusit në mënyrë që të hynin në Greqi në mënyrë të parregullt.

Hetimet do të kryhen nga Prokuroria e Larisas për veprën penale të migrimit ilegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat