Vrau parukieren në Lezhë, autori e kërcënon familjen: Ua bëra mirë...

Kronikë e zezë

Vrau parukieren në Lezhë, autori e kërcënon familjen: Ua bëra mirë...

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:07
Autori i vrasjes Alfred Nikoll

Pasi ka pranuar se e vrau ai parukieren, Etleva Ndoka, autori Alfred Nikolli nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka kërcënuar edhe familjarët e saj. Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë. “Mirë jua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, ka thënë ai. . 

Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim. Media ka zbuluar edhe se çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës. Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë.

Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndokën, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilën thotë se ia bleu vetë. “Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur 31 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat