Vrasje makabre në Greqi, ekzekutohet me 10 plumba 32-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Vrasje makabre në Greqi, ekzekutohet me 10 plumba 32-vjeçari shqiptar

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një shtetas shqiptar, 32 vjeç, është ekzekutuar me 10 plumba në Athinë, nga persona të panjohur në momentin kur ai ndodhej në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Keratsini” të Pireut, në kryqëzimin e rrugëve “Sperhiou” dhe “Peleponisou”, kur disa persona në kushte që ende nuk janë qartësuar i janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas disa informacioneve të tjera, vrasësit kanë qenë bashkë me të, në të njëjtin automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analizat balistike, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në Spitalin shtetëror të Nikeas, për t’u kryer analiza e ADN-së dhe për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të identifikohet plotësisht, raporton Top Channel.

Hetimin e çështjes e ka marrë përsipër Policia e periferisë së Athinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat