Pranga shoferit të dehur, për pak e hodhi gruan me makinë në kanal

Kronikë e zezë

Pranga shoferit të dehur, për pak e hodhi gruan me makinë në kanal

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 10:42
Ilustrim

Një shofer i dehur nga fshati Zhupan i Fierit ka përfunduar në pranga sot sepse ka rrezikuar jetën e bashkëshortes së vet. 

Kastriot Duraj, 37 vjeç, u arrestua në Zhupan, pasi, në gjendje të dehur, drejtonte një “Citroen”  me targa AA 391 CM dhe në një moment, ka humbur kontrollin e është përplasur me bordurën  anësore të rrugës duke rrezikuar të bjerë në kanal. Situata e tij u rëndua pasi pasagjere ka qenë vetë bashkëshortja 25 vjeçare, M.D., e cila ka përfunduar e plagosur në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat