E sulmon tjetrin me mjet të fortë, arrestohet

Kronikë e zezë

E sulmon tjetrin me mjet të fortë, arrestohet

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Suharekë një të dyshuar pasi që i njëjti kishte sulmuar me një mjet të fortë një person tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat