Kapet me 1.4 kg heroinë në doganën e Zvicrës, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Kapet me 1.4 kg heroinë në doganën e Zvicrës, arrestohet shqiptari

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 17:05
Ilustrim

Rreth 1.4 kg heroinë është sekuestruar të premten në doganën e Chiasso Brogeda, në pikët kufitare mes Zvicrës dhe Italisë.

Droga ishte fshehur në makinën që drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte duke hyrë në Ticino të Zvicrës.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar menjëherë. Shqiptari korrier tha se heroina që vinte nga Italia, ishte i destinuar për tregun në Ticino. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat