Vdekja e punëtorit në autostradë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Kronikë e zezë

Vdekja e punëtorit në autostradë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ditë pasi një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve humbi jetën, pasi u shtyp nga një automjet, policia vuri në pranga përgjegjësin e objektit të firmës, Abas Ndregjoni, 62 vjeç.

Arrestimi i tij dhe procedimi i dy të tjerëve vjen për shkak të mos vendosjes së sinjalistikës rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë.

“Arrestimi i këtij shtetasi dhe procedimi në gjendje të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni së bashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë.

Si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë”, sqaron policia e Tiranës. Hasan Fjolla, 60 vjeç humbi jetën një ditë më parë, pasi u përplas nga një mjet tip Benz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat