Pas aksidentit në trafik e sulmon edhe fizikisht

Kronikë e zezë

Pas aksidentit në trafik e sulmon edhe fizikisht

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 10:46
Policia e Kosovës duke arrestuar një të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën një aksidenti të trafikut e kishte sulmuar fizikisht atë.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat