Një i ri shqiptar është në gjendje të rëndë në spital, pasi është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Viaregjios në Itali.
Policia italiane ka njoftuar se 35-vjeçari His Qoshja ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur me një mur në zonën e Viaregjios.
Shqiptari ishte banor i zonës në Torre del Lago. Sipas policisë shqiptarin ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me murin.