Ndihmuan 26 afganë të hynin në Shqipëri, arrestohen 2 shqiptarët

Kronikë e zezë

Ndihmuan 26 afganë të hynin në Shqipëri, arrestohen 2 shqiptarët

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 19:53
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë të cilët kishin ndihmuar 26 shtetas afganë të kalonin kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Në pranga kanë rënë Lorjan Grembi, 28 vjeç , dhe Laert Grembi, 33 vjeç, që të dy banues në Patos, Fier.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë, në vendin e quajtur "Argjinatura e lumit Drino"  u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptarë.

Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat