Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohet ‘shqiptari fluturues’

Kronikë e zezë

Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohet ‘shqiptari fluturues’

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 08:45
Policia në Itali

Një shqiptar, i shpallur në kërkim si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda e Spanja në Itali, është arrestuar së fundmi.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka mundur ti shpëtojë prangave, të operacionit policor “Holandezi fluturues”.

Mbi shqiptarin rëndonte një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe ai është vënë në pranga në Belgjikë, ku strehohej te disa bashkatdhetarë.

Dy ditë më parë, u ekstradua në Italinë fqinje, nga agjentët e Interpolit dhe efektivë të policisë italiane të Frosinone-s, që kanë udhëhequr hetimet rreth 2-vjeçare, që çuan në kapjen e shqiptarit, raportojnë mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat